Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje rreth marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes mes Kosovës e ShBA-së, e cila është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë.
Në një konferencë për media, Maqedonci tha se ShBA me anë të kësaj marrëveshje është zotuar se do të mbështes Kosovën në shumë aspekte për anëtarësimin në NATO, shkruan Arbresh.info.
“Për përmbajtjen e kësaj marrëveshje jemi dakorduar gjatë vizitës që kam pasur në SHBA saktësisht në Departamentin e Mbrojtës në janar të këtij viti. Marrëveshje tejet e rëndësishme dhe është e dyta e tillë në Kosovë pas asaj që nënshkruam me Republikën e Turqisë. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim, thellim të bashkëpunimit, zgjerim të bashkëpunimit dhe fuqizim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me SHBA-në në shumë fusha të mbrojtjes, disa prej të cilave nuk i kemi bërë më herët”, tha Maqedonci.
“Janë pesë pika kryesore që jemi dakorduar me SHBA-në: planifikimi i mbrojtjes dhe qeverisja e mbrojtjes, menaxhimi i resurseve humane dhe menaxhimi i resurseve të mbrojtjes, ndërtimi i kapaciteteve strategjike ushtarake, bashkëpunimi me qëllim angazhimin regjional dhe ndërkombëtar”, tha Maqedonci.
“Ne bashkë me SHBA do të ndërtojmë plane dhe do të kemi mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Pra përmes kësaj marrëveshje, SHBA është zotuar se do të mbështet në aspektin teknik, procedural e në aspekte të tjera drejtë anëtarësimit në NATO. Marrëveshja parasheh edhe mbështetjen që do të kemi edhe në aspektin e implementimit të qëndrueshmërisë kolektive edhe jashtë ushtrisë”, u shpreh Maqedonci./Arbresh.info
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...