Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se tri vitet e fundit është shënuar rritje rekord e kapaciteteve luftarake të ushtrisë me investim mbi 290 milionë euro, nga më pak se 4 milionë që kishte qenë në qeverisjen e kaluar.
“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook .
Ai ka theksuar se brenda tre viteve kanë investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK.
“Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar tutje Maqedonci.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu