Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Paul Shawry.
Me këtë rast, ministri Maqedonci i ndau një mirënjohje si shenjë vlerësimi për mbështetjen dhe rolin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ministri shprehu mirënjohjen për angazhimin e palodhur të Shawry dhe theksoi se kontributi i tij do të mbetet i vlerësuar në institucion.
“Gjatë mandatit të tij, z.Shawry demonstroi një performancë të shkëlqyer duke ofruar mbështetje profesionale dhe vizion strategjik, çka ka ndikuar në mënyrë të fuqishme në përparimin e Ministrisë”, theksoi ministri Maqedonci, i cili më pas i uroi suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm edhe me pasuesin e tij./Arbresh.info
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...