Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se trajnimi është realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke.
“Pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë( R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me Murtaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.Trajnimi i realizuar në bashkëpunim me Ushtrinë Turke kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, njoftoi ai./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...