Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se më shumë mundësi fabrika e municionit do të ndërtohet në pjesën perëndimore të Kosovës.
Në një konferencë për media, Maqedonci theksoi se më e rëndësishme është që fabrika të ndërtohet në një vend të sigurt.
“Për fabrikën e municionit ne po vazhdojmë që të vlerësojmë pozicionimin e kësaj fabrike. Normalisht që për ne është e rëndësishme që të ndërtohet në një vend të sigurt, jashtë rrezes së veprimit të rrezikut që mund të vijë për këtë fabrikë dhe më e mundshmja është që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit tonë”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...