Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisës së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Ditën e Çlirimit të Kosovës e filluan me homazhe tek pllaka përkujtimore për ushtarët britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Maqedonci tha se 14 ushtarët britanikë, të vdekur gjatë shërbimit në Kosovë, së bashku me rreth 150 tjerë, nga të gjitha kombësitë, janë dëshmia e sakrificës së përbashkët për paqe e siguri.
“Të 14 ushtarët britanikë, të vdekur gjatë shërbimit në Kosovë, së bashku me rreth 150 tjerë, nga të gjitha kombësitë, janë dëshmia e sakrificës së përbashkët për paqe e siguri. Kosova vlerëson këtë sakrificë sublime të ushtarëve britanikë, sikur edhe miqësinë me popullin mik”, u shpreh me këtë rast ministri Maqedonci./Arbresh.info/






Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...
Trump për çmimet e shtrenjta të biletave të Kupës së Botës: ...
“Tani mund të flini të qetë, një hall më pak”, S...
Bullgari, Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...