Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka shpërblyer sot Gjilanin me një grant prej 84 mijë e 360 euro, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të performancës komunale për vitin 2017.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar MAPL për vlerësimin e lartë, ka thënë se ky grant do të përdoret për të realizuar një projekt të rëndësishëm komunitar.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë vlerësim të lartë për Gjilanin nga ana e MAPL. Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjitha sektoret. Në veçanti, e falënderoj koordinatorin e SMPK dhe zyrtarët për performancë për punën e madhe që kanë bërë në këtë aspekt dhe ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.
Vlen të theksohet se Gjilani është shpërblyer me grant në vlerë prej 205 mijë euro nga MAPL dhe DEMOS për performancën e vitit 2016 dhe me këto mjete po ndërtohet “Rruga e Kumanovës”.
Ndryshe, Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Gjilan e udhëheq Ibrahim Ademi, i cili së bashku me 12 zyrtarët për performancë raportojnë çdo vit në MAPL për planifikimin dhe realizimin vjetor.
Dy vjet nga vdekja e Rasim Thaçit – Cimës
Përmbyset autobusi në Tiranë, plagosen tre pasagjerë
Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Be...
Tunizi: Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy ani...
Pas eliminimit nga BBVA, reagon Kiara Tito në Instagram
Tornado në SHBA, 26 viktima dhe shkatërrim masiv, rrafshohet...