Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj qëndrimeve të LDK-së dhe PDK-së karshi veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen potenciale me Serbinë që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër.
Sipas Manxuhkës, opozita duke tentuar të amnistojë veten e merr mbi shpinë edhe një faj shtesë.
Zëdhënësi i VV-së thotë se ata që i kanë krijuar borxhe Kosovës po bëjnë përpjekje ta amnistojnë veten me shpresën që Kurti ua përmirëson gabimet.
Manxhuka ka shkruar se e vetmja sfidë që sot ka Kosova është trashëgimia në procesin e dialogut dhe sipas tij partitë opozitare që duan ta nxjerrin Kurtin keq në këtë momentum, e konfirmojnë se ai ka pasur drejt në të qëmdrimet e tij në të kaluarën.
Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Opozita dhe mbështetës të saj nëpër paraqitje mediatike më shumë se për Kosovën kanë hallin e amnistimit të vetes. Këtë e bëjnë në mënyrë të fshehtë duke kritikuar Kurtin se po nënshkruan ato që i ka kundërshtuar.
Në këtë logjikë të tentim-amnistimit të vetes shkaktohet gjithashtu edhe një faj shtesë, këta opozitarë të sotëm me mbështetësit e tyre përreth duke folur për kinse kundërthëniet e Kurtit harrojnë një gjë esenciale, që krahas thirrjeve me kohë të VV-së dhe Kurtit, pra për gjërat që tash janë trashëgimi e Kosovës nga dialogu, është vepruar sakëtisht në drejtim të kundërt me ato thirrjet tona, duke nënshkruar kështu lëshime të mëdha për Kosovën.
Pra, ata që i krijuan borxhe Kosovës duan të amnistojnë veten duke shpresuar që Kurti ua përmirëson gabimet. Në fakt, sot në dialog me Serbinë e vetmja sfidë për Kosovën është pikërisht e kaluara e saj, trashëgimia në dialog.
Në të vërtetë, këta që po duan të nxjerrin VV-në në kundërthënie në fakt veçse po e konfirmojnë që ajo ka pasur të drejtë atëherë. Nëse dikur VV e kishte të saktë ekuacionin, sot e ka edhe provën. /arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen