Pas debatit të ashpër të hapur në Kosovë në lidhje me ekstradimin e 6 qytetarëve turq si të akuzuar për lidhje me kundërshtarin e Erdoganit, Fetullah Gylen, ka reaguar edhe ish ministri shqiptar i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ai në një status në rrjetet sociale i del në krah kryeministrit Haradinaj i cili u akuzua direkt nga Presidenti Turk pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm dhe kreut të shërbimit sekret. Ai e quan qëndrim dinjtoz të Hardinajt dhe akuzon qeverinë e Tiranës për një neutralitet idiot.
Ja statusi i plotë i Manjanit në Facebook.
LEXO EDHE:
Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore
“Respekt pa fund për qëndrimin dinjitoz të Kryeministrit Haradinaj!
Miqve edhe kur shiten si vëllezër i duhet treguar vendi! Sado të fortë të hiqen!
Turp për Republikën e Shqipërisë që me “neutralitetin” idiot del në anën e Erdoganit!”
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...