Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje e ryshfetit në lidhje me votimin.
Personat e ndaluar janë A.K dhe S.M.
Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.
Ndryshe ditë më parë në media ka qarkulluar një video incizim ku pretendohet e janë bërë manipulime me vota.
Pas këtyre raportimeve dje dha dorëheqje edhe ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla e cila ishte e apostrofuar në këto incizime.
Pakënaqësi kanë shprehur edhe shumë kandidatë të tjerë për deputet nga subjektet politike, ku shumë prej tyre kanë kërkuar rinumërim total të votave.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë