Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka thënë se për shkak të pandemisë së coronavirusit që ka përfshirë gjithë botën, uniteti partiak e politik në Kosovë është shumë i nevojshëm.
Ai thotë se në këto rrethana, nuk duhet krijuar krizë politike por të tejkalojnë pandeminë së bashku.
“Zyrtarët e Kosovës duhet të rrinë bashkë në këto periudha të vështira, të mbajnë qeverinë në vend që të krijojnë një krizë politike, të kapërcejnë vështirësitë për hir të armikut tonë të përbashkët covid19”, ka shkruar Mandl.
Ndërkaq, siç mësohet, mbi 40 deputetë kanë dhënë nënshkrimet e tyre, për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, por disa deputetë të LDK-së, dje kanë treguar se s’do ta japin nënshkrimin e tyre në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova me COVID-19.
13 nënshkrime janë nga AAK-ja dhe 6 nga Nisma dhe AKR.
PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Kjo parti e udhëhequr nga Kadri Veseli i ka 24 deputetë.
#Kosovo-officials should stick together at these difficult times, to keep the gvt instead of producing a political crisis, to overcome difficulties for the sake of our common enemy (#covid19rks #covid19)#FulfilYourPromises #DontFightEachOther #FightCorona#pandemic #crisismode
— Lukas Mandl (@lukasmandl) March 20, 2020
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro