Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka mirëpritur pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për ta pranuar propozimin evropian, të njohur ndryshe si plani franko-gjerman.
Mandl ka theksuar se tashmë është koha për pajtim dhe njohje, për të siguruar një të ardhme paqësore.
Por, sipas tij, ka mbetur ende shumë rrugë për të bërë.
“Pas 15 vjetësh të pavarësisë së Kosovës, pas një viti të telasheve të Serbisë me lirinë dhe paqen që edhe u zbulua globalisht, ka ardhur koha për një marrëveshje që të hapet rruga drejt pajtimit, njohjes dhe një të ardhme në paqe dhe prosperitet. Ka ende shumë rrugë për të bërë”, ka thënë Mandl./arbresh.info
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...