Muaji tetor shënohet si Muaji Ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit.
Me këtë rast Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në disa qendra mjekësore në kryeqytet e rrethinë, ofron mamografi falas për gratë dhe vajzat. Përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur qendrat dhe oraret kur do të ofrohen këto shërbime.
QKMF – 02.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil pë gratë nga fshati Bardhosh; QMF Hajvali – 02.10.19, ora 11:00-12:00 – ligjërata informuese dhe bashkëbisedim për gratë e fshatrave Hajvali dhe Mramor;
QKMF – 03.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Hajvali;
QKMF – 04.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Mramor;
AMF – 04.10.19, ora 11:00 – 12:30 – ligjeratë informuese për gratë e fshatit Keqekollë;
QKMF – 07.10.19, ora 8:00-12:00 – ekzaminim përmes Mamografit Mobil për gratë nga fshati Keqekollë;”, bëhet e ditur në njoftim.
Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës