Google ADS

Malushaj për çështjen e energjisë: Po përgatitet një dështim i madh ku do ta ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës

11:12 | 11 Prill 2025
R J

Anëtari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Hamdi Malushaj, ka dhënë një paralajmërim të fortë gjatë një konference lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë në Kosovë. Ai ka shprehur shqetësimin se vendi po përballet me një krizë të afërt, për të cilën, sipas tij, përgjegjësia bie mbi institucionet shtetërore dhe rregullatorët e tregut.

Sipas tij, problemi me energjinë ka qenë një barrë e rëndë për sektorin privat.

“Në këtë konferencë është shumë e domosdoshme ta kuptojmë se ku jemi në sektorin e energjisë unë i bëjë thirrje qeverisë se po përgatitet një dështim i madh ku do ta ndjejnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Problemet me energjinë kanë qenë barrë e sektorit privat.

Në këtë fushë si me plani i kurdisur ka ardhur deri te liberalizimi i tregut energjetik. Liberalizimi i tregut energjetik ka ardhë si nevoj. Ta dij parlamenti jonë se qka po bënë zrre, kujt po i shërben. Kosova është vendi më i parregulluar për tregun e hapur”, tha ai.

Malushaj theksoi se Kosova është një nga vendet më të parregulluara për treg të hapur të energjisë, dhe kërkoi që një komision parlamentar të shqyrtojë me urgjencë kërkesat dhe vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

“Unë kërkoj komison parlamentar ta shqyrtoj kërkesën e ZRrE. Bizneset kërkojnë energji ma të lirë këtë e kërkon tregu i liberalizuar. Ne nuk jemi të lirë në sektorin energjetik. Serbia nuk ka pas interes për shqiptarët i ka larguar nga këtu por ka pas interes për resurset natyrore. Shpresoj që dikush nga KEDsi nuk punon në ZRrE. Po vjen një vendim i rëndë, neve dikush po na bënë hile”.

Ne i bëjmë thirrje zrres të mos rritet energjia sepse pasojat do të jenë të mëdha”, pohon ai./Arbresh.info