Maloku flet për efikasitet në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë këtij viti

11:28 | 30 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka thënë se ky institucion ka pasur efikasitet sa i përket rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai në konferncën vjetore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 janë ngritur 372 raste për korrupsion, kurse janë zgjidhur 285 raste apo 77 përqind e rasteve.

Ndërsa sa i përket rasteve të krimeve ekonomike ai ka thënë janë pranuar 351 raste kurse janë zgjidhur 341, raporton arbresh.info.

“Për rastet e korrupsionit kemi pranuar 372 raste kurse janë zgjidhur 285 apo 77 përqind. Kurse rastet e krimeve ekonomi kemi pranuar 351 raste kurse janë zgjidhur 341 prej tyre”, ka thënë Maloku.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti kanë nxjerrë 200 vendime që kanë qenë në shërbim të KPK.

Maloku ka folur edhe për procesin e Vettingun ku ka thënë se kanë marrë pjesë në hartimin e koncept dokumentit.

“Kemi kontribuar në hartimin e koncept dokumentin për Vettingun.. Kemi hapur konkursin për Prokurorë. Kemi avancuar 19 prokurorë në departamentin e krimeve të rënda. Gjatë vitit që po lemë pas kemi pranuar 15 kërkesa për hetim disiplinorë të prokurorëve”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për buxhetin për këtë institucion, ku ka thënë se ai i vitit të ardhshëm është më i larti që kanë pasur ndonjëherë.

“Buxheti për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2021, pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë 704 mijë 567 euro. Deri më tani Këshilli Prokurorial i Kosovës ka realizuar mbi 98% të buxhetit total për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore. Buxheti i Këshillit i miratuar për vitin 2022 është 17 milionë e 144 mijë e 178 euro, e që është buxheti më i lartë që ka pasur sistemi prokurorial por as për këtë vit nuk është miratuar plotësisht sipas kërkesave dhe nevojave tona”, tha ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale