Marrëveshja për kufirin ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, ka mundësi të pësoj disa korrigjime teknike të vijës kufitare, por nuk ka kurrfarë ndryshimesh të veçanta, tha Ministri i Jashtëm malazez Srdjan Darmanoviç.
Presidentët e Malit të Zi e të Kosovës, Filip Vujanoviq e Hashim Thaçi, nënshkruan të premten e shkuar një deklaratë të përbashkët me të cilën i bëhej thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjet për kufirin shtetëror të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015, raporton RTCG, transmeton Indeksonline.
I pyetur nëse në bazë të asaj marrëveshjeje mund të ndodhë ndryshimi i kufirit, Darmanoviq është përgjigjur se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanoviqit konfirmon atë që tashmë ekziston në Marrëveshje, në nenin 7.
“Prandaj, nuk ka kurrfarë ndryshimesh të veçanta”, u ka thënë gazetarëve Darmanoviq dhe ka sqaruar se me nenin 7, pasi të ratifikojnë Marrëveshjen për kufirin të dy shtetet, Komisioni duhet të dalë në terren dhe të bëjë delimitimin, është shprehur Darmanoviq.
Siç është shprehur ai, metër për metër të bëhet ndonjë korrektim teknik, gjë “Që e kemi ditur që në krye të herës”. /Indeksonline/
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë