Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në takim u tha se avancimi i dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Malaj ka thënë se takimi me ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Orav ishte një mundësi e shkëlqyer për tu njohur dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme si dhe për Kosovën.
“Ky ishte takimi i parë me ambasadorin Orav ku përmes një bashkëbisedimi shumë të hapur theksuan nevojën për avancimin e shpejtë të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke evidentuar faktin se avancimi i dialogut për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së. Integrimi në BE i vendeve tona do të sjellë sigurinë dhe mirëqenien shumë të dëshiruar në rajon”, ka shkruar Malaj./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...