Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë më lehtë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi sot paradite në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, afër vendit të quajtur “Çeshmiçe”.
Sipas informatave të MPB-së, në fatkeqësi janë përfshirë automjeti “tojota” me targa të Kosovës, i drejtuar nga S.F. dhe një “reno megan” me targa të Kriva Pallankës, drejtuar nga 52-vjeçari I.S. Në “meganin” kanë qenë edhe personat S.S. (46) dhe A.S. (19).
Nga reparti i Kumanovës për kirurgji njoftuan se dy persona janë transportuar në Shkup, ndërsa një person, pas ofrimit të ndihmës mjekësore, është liruar për mjekim shtëpiak.
“Dy persona nga fatkeqësia e sotme e komunikacionit kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Shkup, ndërsa dy persona kanë amrrë lëndime trupore. Njëri person është lëshuar për mjekim shtëpiak”, deklaroi shefi i repartit për kirurgji, dr. Metodija Dimkovski.
SPB Kumanovë pas përfundimit të ekspertizës do të ndërmarrë masa adekuate për zbardhjen e shkaqeve të fatkeqësisë.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar