Dy ikonat e xhudos në Kosovë, Driton Kuka e Majlinda Kelmendi kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Trajneri Kuka ka dhënë detaje rreth kësaj vizite dhe takimeve që ata kishin me të gjithë ish-krerët e UÇK-së.
Kuka ka thënë se ata ishin të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm”
“Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, shkruan Kuka. /arbresh.info/
Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden drogë, armë dh...
Kaos në aeroportet amerikane, më shumë se 800 fluturime të a...
Moti në Shqipëri, reshje të shiut dhe dëborë në zonat malore
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për r...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu