Presidenti i vendit Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Armeni, ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Ndërsa në një adresim të tij në Info Magazine, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka dhënë detaje rreth këtij takimi pasi sipas tij ishte dëshmitar i bisedës mes Presidentëve Emmanuel Macron e Hashim Thaçit të shoqëruar edhe nga Kryeministri Edi Rama,.
Ai madje ka cituar disa nga fjalët e dhëna të Presidentit Emanuell Macron referuar proceseve madhore të shtetit të Kosovës:
”Isha dëshmitar i këtyre takimeve. Biseda ka zgjatur disa minuta. Macron tha që ”të mos ndaloni, ecni përpara, duhet të përmbyllni dialogun me Serbinë. Nuk mund të ketë më konflikt të hapur në Ballkan. Rezultati i dialogut do të varet komplet nga temat të cilat ju i trajtoni”, është shprehur Macron thekson ministri Pacolli, njofton Klan Kosova.
Sipas Pacollit, Macron ka bërë të ditur se kusht kryesor është që të përmbyllet dialogu me Serbinë që të mos mbetet proces i ngrirë çështja e Kosovës.
”Kosova nuk mund të ketë probleme të pazgjidhura, duhet të ketë paqe në të gjitha anët dhe t’i hapë rrugë përspektivës europiane”./klan kosova/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...