Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se Qeveria Kurti është e para në historinë politike të Kosovës që ka realizuar një mandat të plotë katërvjeçar.
Në një video të postuar në Facebook , Lëvizja Vetëvendosje pohoi se, gjatë katër viteve të këtij mandati, Kosova është bërë më e sigurt.
Në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Levizia Vetëvendosje theksoi se qytetarët kanë vlerësuar punën e bërë gjatë këtij mandati.
“Qeveria Kurti është qeveria e parë në historinë tonë politike që realizon një mandat të plotë. Ky mandat katërvjeçar u shënua nga suksese të rëndësishme dhe sfida të mëdha. Katër vite për Republikën, katër vite që i dhanë shtetit themel të fuqishëm dhe qytetarëve dinjitet. Kosova sot është më e sigurt, më e fortë dhe më e zhvilluar se kurrë më parë, me rend, ligj dhe shpresë në çdo cep të vendit. Zgjedhjet e 9 shkurtit dëshmuan punën tonë të mirë gjatë këtij mandati. Na presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm. Po jetojmë në rrethana të vështira globale, por vetëm me qeverisje të mirë mund të triumfojmë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...