Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes (VV), Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, që të shfuqizojë vendimin për emërimin e Flakron Shalës, si konsull në Pragë të Çekisë.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo do të mbronte integritetin e shërbimit diplomatik të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ky është shkrimi i plotë:
Shërbimi i jashtëm diplomatik është pasqyrim i shtetit dhe interesave shtetërore. Degradimi politik e partiak i shërbimit të jashtëm, deformon dhe dëmton rëndë interesat shtetërore në sferën ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ambasadorë/e dhe konsuj profesional, më integritet dhe që përzgjidhen e emërohen në rrugë ligjore dhe në interes të shtetit, e jo emërime mbi baza të interesave partiake, familjare e si shpërblim për shërbime të brendshme private të tyre. Rruga ligjore se si mund të bëhet dikush diplomat është e qartë. Ky nuk është rasti me vendimin e ish Presidentit Thaçi për emërimin e konsullit në Pragë. Emërim i Flakron Shalës konsull i Republikës së Kosovës pa kandiduar asnjëherë dhe pa asnjë ditë pune në MPJD, ka shpërfillur tërësisht kërkesat dhe kriteret ligjore.
Hoti flet me Osmanin, i premton se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...