Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit të PZAP-së në Gjykatën Supreme lidhur me votimin me postë, duke kërkuar anulimin e 18.933 votave të LDK-së, që kjo parti konsideron se është skemë e manipuluar.
Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje! duke qenë e bindur dhe duke e dëshmuar me fakte e prova të pakontestueshme skemën kriminale të manipulimit me vota përmes postës, sot brenda afatit ligjor ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën e saj në lidhje me këtë proces.
“Lëvizja Vetëvendosje! edhe njëherë kërkon anulimin e 18.933 votave të LDK-së të ardhura në mënyrë të manipuluar, rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe moszëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së”, thuhet në komunikatë.
Vetëm përmes pranimit të ankesës LVV thekson se mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë.
“Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...