Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherësh edhe nënkryetare në Lëvizjen Vetëvendosje, ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, njofton Insajderi.
Këtë Nagavci e ka kërkuar në seancën plenare e cila po vazhdon të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e parë të këtij projektligji.
“Ky projektligj u iniciua në prill – më shumë se 3 muaj më parë. Por Qeveria Hoti nuk e miratoi të njëjtin me procedurë të rregullt. Për fat të keq të qytetarëve vijuan me masa të çorganizuara – fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur më shumë 300 qytetarë”.
“Që tre muaj ky projektligj pengohej nga kjo qeveri që si e tillë e vlerësoi si nismë të panevojshme. Sot situata është tërësisht jashtë kontrollit, qytetarët me të drejtë ndjehen të shqetësuar”, ka thënë Nagavci.
Nga ana tjetër edhe Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta mbështesin projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.
Gjuriq e takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu s’është për nj...
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...