Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku është aksionar i njërës nga bankat më të mëdha komerciale në rajon.
Në deklarimin e pasurisë, Zharku ka bërë të ditur se është aksionar i “Komercialna Banka” në Shkup –Maqedoni që nga viti 1992, ku aksionet i ka vlerësuar 4300 euro.
“Komercialna Banka” është njëra nga bankat lidere në tregun e Maqedonisë.
Përndryshe, në deklarimin e pasurisë Zharku ka deklaruar edhe 6.3% aksione në “Riinvest”, të cilat i ka vlerësuar rreth 40 mijë euro.
Ai ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 150 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë prej 170 mijë euro. /Zëri/




Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...