Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në Info Magazine të Klan Kosoëvs, ka thënë se problemi me Serbinë është krejtësisht territorial dhe mund të zgjidhet duke shkëmbyer territor, rrjedhimisht duke i kthyer kufijtë sipas atyre të vitit 1956.
“Ideja e shkëmbimit të territoreve vetëm po replikohet. Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik, sepse në vitet e 50-ta Serbia mbi këtë parim ka bërë riorganizim territorial. Pse shqiptarët e Luginë së Preshevës të mos bashkohen me shtetin e tyre, sepse edhe atëherë i kanë takuar Kosovës”.
Ai ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe provokimet e Serbisë duhet të shikohen në kontekst populist të liderëve serbë.
“Ardhja e sekretarit të NATO vjen në kohën kur republika jonë është cënuar si rrjedhojë e një agjende politike që Serbia e ka për konsum të brendshëm. Dy takimet në Bruksel dhe vizitat e fundit sigurojnë stabilitetin në vend. NATO është garantues – forcë që detyron paqen. Prezenca e sekretarit të saj në Kosovë sot tregon forcën e aleancës përkundrër krizave të ndryshme”.
“Heqja e murit është cështje kohe. Nuk duhet lejuar ngritja e barrierave dhe ngritja e mureve. Duhet që serbët ta kuptojnë që cbllokimi i urës nuk lejon ngritje të barrierave”.
“Në këtë fazë është dialogu mekanizmi i vetëm që zgjidhë problemet. Ka një komplikim në këtë cështje. Sepse zakonisht kur qeveria bjen vendim për dicka, komuna merret me ekzekutimin. Por në këtë rast komuna e ka pjellë këtë problem”.
“Partia që sot udhëheq Serbinë është ndërtuar në sllogane dhe populizma. Atyre po u duket se presidenti i ShBA-së do të bëhet aleat i serbëve në Ballkan, megjithëse pritjet janë se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi të qasjes amerikane në këtë territor. Zërat populist në Europë janë kërcënim dhe janë në rritje”.
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...