Një përkrahje për Lutën dhe LDK’në i kanë dhënë sot edhe banorët e fshatit Uglar për zgjedhjet e 22 tetorit.
Haziri ka falënderuar banorët e Uglarit për këtë mbështetje dhe për këtë ka thënë se ndihet i obliguar që t’i realizojë të gjitha programet e investimeve në këtë fshat, siç është rregullimi i shtratit të lumit “Morava”, sukurse edhe investime të mëdha në infrastrukturë.
Ai është zotuar se do ta bëjnë maksimumin që në bashkëpunim me donatorët nga Europa, ta ndërtojnë fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza në Uglar, e cila kap koston e afro 30 milionë eurove dhe do të shërbej për krejt qytetin.
Po ashtu, në këtë tubim Luta ka thënë se do të ketë subvencione të mëdha për bujqësinë, duke ndikuar direkt në forcimin e familjes.
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...