Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku sot ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me zemra të forta, shpirtra të qetë dhe krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë, shkruan Arbresh.info.
“Me zemra të forta, shpirtra të qetë dhe krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë”, ka shkruar ai.
Ai shton se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mishërimi i sakrificës dhe qëndresës së popullit, e vendin e tyre e kanë mes këtij populli.
“Ata janë mishërimi i sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Vendin e tyre e kanë mes nesh, aty ku historia i ka skalitur si heronj dhe burra të lirisë. Dhe aty do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë triumfon!”, u shpreh tutje Lushtaku/Arbresh.info/
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...