Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vizituar shqiptarët në veri të Mitrovicës.
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vizituar qytetarët tanë atje.
Postimi i plotë:
Këtë fundjavë vendosa t’ia kushtoj qytetarëve tonë shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Gjatë takimeve me ta, kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.
Problem mjaft i madh dhe i veçantë mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit i cili paraqet pengesë në lëvizjen e lirë të njerëzve, kurse punimet në rregullimin e shtratit të lumit Ibër i cili është një projekt madhështor që do të ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur të qytetit të Mitrovicës duket se po vazhdojnë vetëm në anën jugore sepse në atë veriore nuk është bërë asnjë hap i vetëm./orainfo/

Arton Konushevci emërohet zëvendësministër i parë i Administ...
Hamza pritet nga Rifat Jashari në Prekaz: Sakrifica e familj...
Osmani fton liderët e partive për konsultime mbi datën e zgj...
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...