Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka reaguar pas zjarrit që ka rënë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ai ka ndarë një fotografi të Institutit, gjatë kohës së djegies ndërsa ka pyetur se kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore.
“Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, shkruan ai në Facebook, raporton Arbresh.info
Një zjarr ka përfshirë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Policia bën të ditur se dy zyre janë përfshirë nga zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML).
Zv.Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra për Arbresh.info tha se zjarri ka rënë rreth orës 7:56.
“Rreth orës 7:56 minuta brigada e zjarrfikësve ka pranuar një informatë se objekti o Institutit të Mjekësisë Ligjore është i përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes , kanë intervenuar, për një kohë të shkurtër kanë futur zjarrin nën kontroll”, u shpreh ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Zv.Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, nuk dihen shkaqet
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër