Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka garantuar që nëse arsimi në qeverinë e ardhshme udhëhiqet nga kjo parti, nxënësve do t’iu sigurohen librat më 1 shtator.
Lushaku-Sadriu tha se shpërndarja e librave te nxënësit nga qeveria, ashtu siç është bërë deri para dy viteve, kushton më pak edhe është më e lehtë për prindërit.
“Blerja e librave është kritikuar është kritikuar nga unë për dy vite radhazi. Garantoj që nëse arsimi do të udhëhiqet nga ne, secilit nxënës do t’i sigurohen librat më 1 shtator sepse kushton më pak dhe është më e lehtë për prindërit”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, ajo premtoi se që në javën e parë të qeverisë, nëse ajo udhëhiqet nga LDK-ja, do të ketë rritje të koeficientit në 150 për mësimdhënësit.
“Që në javën e parë ta rrisim koeficientin në 150, që i bie mesatarisht 200 euro për secilin mësimdhënës dhe kjo do të krijojë edhe me matjen e performancës dhe lidhjen me trajnimet, besoj që mirëqenia e tyre do të rritet”, tha ajo.
Kryeziu: 109 të ndaluar si të dyshuar për keqpërdorim të vot...
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...