Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, njëherit edhe raportuese për Kosovën në këtë parlament nuk do dhunë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë, raporton arbresh.info.
Reagimi i saj vjen dy ditë pasi është rrahur brutalisht njëra ndër anëtaret më të reja të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra.
Lunaçek ka dënuar fuqishëm rastin duke kërkuar hetim të plotë për ish-gazetaren Xharra.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor. Tashmë edhe qeveria në largim ka ndarë rreth pesë milionë euro për organizimin e tyre. Në një konferencë përbashkët në KQZ, gatishmërinë për proces të rregullt elektoral e kanë shprehur edhe institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. /arbresh.info/
I strongly condemn & demand thorough investigation on violence ag. ex-journalist #ArbanaXharra – no violence in election campaign! #Kosovo
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 15, 2017
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...