Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e quan demokratik procesin e sotëm zgjedhor brenda partisë.
Kjo parti ende nuk ka bërë të ditura kandidaturat.
“LDK-ja ka arritur një konsensus të brendshëm. Ky o proces demokratik, dhe kështu do të duhej te ishte në secilen parti politike. Sot do të merrni vesh për detaje tjera. Kjo betejë e LDK është me partitë politike. Ekceset janë të tejkaluara”, është shprehur Abdixhiku për T7.
Procesi zgjedhor në LDK do të fillojë në orën 10:00, dhe deri më tani janë të paktë delegatë që tashmë kanë arritur në vendin ku do mbahet ky proces.
355 delegatët do të zgjedhin liderin e tyre që tashmë nuk dihet publikisht, shkruan arbresh.info.
Deri më tani është përmendur Isa Mustafa si kandidatë konsensual, por mbetet të shihet nëse edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani e Fatmir Sejdiu do shpallin kandidaturat e tyre, të shprehura më parë./arbresh.info/
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...