Në konferencën vjetorë të organizuar nga zyra e prokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi në fjalën e tij hyrëse përmendi të arriturat e këshillit prokurorial. Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim në mes prokurorëve për zgjidhjen e lëndëve.
Lumezi kërkoi angazhim nga të gjithë prokurorët në mënyrë që të forcohet autoriteti dhe personaliteti, duke ia kthyer besimin qytetarëve në drejtësi.
“Ne e kemi rastin të bëhemi heronj të këtij vendi, duke marr vendime dhe hetime të pavarura me qëllim që asnjë fajtor të mos shpëtojë nga dënimi i mëritura”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai njoftoi se në këtë konferencë do të përzgjedhjen e anëtarëve të KPK nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë themelorë sipas ligjit të ri që hyn në fuqi në Janar 2016.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe e para e vendit e cila tha se duhet të gjithë të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje sepse shtetin nuk mund ta rrënojmë.
“Duhet ta kthejmë besimin e qytetarëve tek organet e drejtësisë dhe bie barra mbi ju që jeni njerëzit e parë të drejtësisë, andaj të bashkëpunojmë për një gjë të tillë”, tha Jahjaga.
E Ministri i drejtësisë Hajredin Kuci tha se luftimi i dukurive negative është kusht që Kosova ta luftoj për të hyrë në rendin e shteteve të sigurta demokratike.
“Njerëzit e drejtësisë i përligjin synimet për një shtet demokratikë. Andaj duhet ta forcojmë punën që bëhet në sistemin e drejtësisë. Na duhet shumë punë që sistemi i drejtësisë të funksionoj i plotë ashtu edhe siç thirret sistem i drejtësisë”./Arbresh.info
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...
Një person në Deçan vetëplagoset në gishtin tregues
Izraeli reagon ashpër ndaj emërimit të panelit ndërkombëtar ...
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet këmbësorja
Kërcënimi i Trump me tarifa për Groenlandën, konsiderohet “i...