Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lumezi tha se prokurori që ka dhënë dorëheqje Elez Blakaj, ka bërë një “draft-akuzë” ndaj disa personave për këtë rast dhe që i është dorëzuar prokurorit të Prokurorisë Speciale për sugjerime të tjera. I pyetur nëse Prokuroria ka frikë nga politika, ai ka thënë se “politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta”.
Lumezi tha se Prokuroria e Kosovës tashmë ka lëshuar 63 urdhër-arreste për krime të luftës, me të cilën janë marrë vetëm dy prokurorë duke përfshirë tashmë edhe prokurorin e dorëhequr Blakaj. Lumezi tha se nuk e di se kur do të lëshohen aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë dhe sipas tij kjo Prokurori ende është duke bërë hetimet.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...