Ish-zëdhënës për media i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ernest Luma i është përgjigjur deklaratës së Ismet Beqirit nga LDK’ja i cili pas rrëzimit të Qeverisë dhe zhbërjes së kuvendit tha se partia e tij e ka princip që gjithmonë t’i zbatojë marrëveshjet.
Luma nëpërmjet rrjetit social Facebook, ia ka treguar Beqirit, marrëveshjen që sipas tij ishte vet LDK’ja dhe kryetari i saj që e shkelën pabesisht.
“Për të qenë korrekt me opinionin, unë, si ish-LAN-ist dhe si ish-VLAN-ist, po e postoj tekstin e një marrëveshjeje të qershorit 2014, të cilën LDK dhe kryetari i saj e shkelën pabesisht dhe së cilës i bishtnuan një natë, krejt tinëz, duke ndërruar habitshëm tabor. E bënë këtë dredhi, edhe pse, paraprakisht, pa pikë zori dhe nën kurrfarë presioni, ishin betuar se duart do t’i këpusin e nuk do të votojnë për PDK-në, secili prej tyre”, ka shkruar Luma në rrjetin social Facebook.
Në fund ai tregon shprehimisht se e ka fjalën për Ismet Beqirin, duke i thënë se “këto ishin parimet e LDK-së në një të kaluar jo edhe të largët, o Ismetoo”./arbresh.info

Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...