Google ADS

Lulzim Ejupi vazhdon të qëndroj jashtëligjshëm sekretar i përgjithshëm në MPB

09:30 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Ka kaluar më shumë se një vit kur Lulzim Ejupi, pakonkurs fare ishte emërua sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kjo ka ndodhur vitin e kaluar kur ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni, i cili vinte nga radhët e LDK-së.

Ish-ministri ishte përkujdesur që emërimin ta bënte pa shpallur konkurs fare. Lulzim Ejupi, sipas informatave të arbresh.info ka lidhje familjare me ish-ministrin Hyseni, pasi vajza e këtij të fundit është e martuar me një kushëri të Ejupit.

Po ashtu, Ejupi shihet në disa publikime në rrjetet sociale se është njëri nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në disa fotografi shihet afër zyrtarëve të lartë të LDK-së, si Ismet Beqirit e Hashim Deshishkut.

As Ligji për shërbyesit civilë dhe as Rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nuk janë respektuar nga Qeveria e Kosovës gjatë emërimit të Ejupit në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të MPB-së.

Vërejtje ndaj këtij vendimi kishin shprehur edhe disa nga ministrat e qeverisë së Isa Mustafës.

Emërimi i Ejupit ishte të mërkurën e 15 shkurtit të 2017-së, një javë pasi sekretari Driton Gashi kishte kaluar në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Deri para emërimit, Ejupi kishte punuar në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Regjistrimit Civil në MPB.

Asokohe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i kishte  propozuar Qeverisë, që të emërojë për sekretar Lulzim Ejupin, me arsyetimin se kjo pozitë kishte mbetur bosh.

Para votimit, ky propozim ishte kundërshtuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, si dhe nga ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi. Ata kërkuan që fillimisht të hapet konkursi e pastaj të emërohet Ejupi.

Vendimin e Qeverisë për emërimin e sekretarit të ri të MPB-së, shoqëria civile e ka cilësuar të kundërligjshëm. I ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të kërkojë llogari nga ministria rreth këtij procesi. Në anën tjetër, anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme kishin paralajmëruar thirrjen e një mbledhjeje të veçantë për të kërkuar sqarime për këtë vendim.

Nga ky dikaster qeveritar nuk kanë pranuar të japin përgjigjeje në pyetjet e redaksisë së arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm