Tash e disa ditë, nëpër rrjete sociale është shpërndarë një mesazh, të cilin thuhet se e ka dhënë mikrobiologu, Lul Raka, ku paralajmërohet një katastrofë e madhe, por ky mesazh është i rrejshëm dhe vet Raka ka reaguar në lidhje me të.
Përmes një postimi në Facebook, Raka e ka demantuar këtë mesazh, duke thënë se asnjëherë nuk e ka përmendur një “katastrofë” në asnjërin prej postimeve të tij.
Ai po ashtu ka thënë se nuk është epidemiolog dhe shpërndarja e masazhit në emër të tij është lajm i rrejshëm.
“Postimi dhe shpërndarja e këtij mesazhi në emrin tim është LAJM I RREJSHËM. Në asnjë postim nuk e kam përmendur fjalën katastrofë (e cila ishte shkruar madje me germa të mëdha). Plus, nuk jam epidemiolog”, shkruan Raka.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?