Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur një konferencë për media, për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministri Selimi tha se të gjithë ushtarët e UCK-së që po ballafaqohen me drejtësinë nuk janë vetëm.
“Jemi mbledhur sot për ta dërguar një mesazh në thelbin për të treguar se ne besojmë në luftën e UCK-së. Dhe të gjithë ushtarët e UCK-së që po ballafaqohen me drejtësinë nuk janë vetëm”, tha Selimi.
Shaqir Shaqiri i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë dhe Bujanovcë, tha se, si luftëtarë të lirisë jemi të zhgënjyer se një gjykatë e cila ngritet mbi thashetheme nuk mund të jetë një gjykatë e drejt që gjykon njëanshëm.
“UÇK brenda saj kishte edhe shqiptarë nga lugina e Preshevës te cilët kanë kryer obligimet ndaj atdheut. Makineria serbe kishin filluar te zbarisin banoret shqiptarë si dhe duke bërë kidnapimin e tyre. Ne kemi bërë një luftë të pastër dhe të vetmin qellim si popull e kemi pasur të jemi të lirë. Si luftëtarë çdo herë kemi qenë të gatshëm të ballafaqohemi. Ne e si luftëtarë të lirisë jemi të zhgënjyer se një gjykatë e cila ngritet mbi thashetheme nuk mund të jetë një gjykatë e drejt që gjykon njëanshëm. Luftëtarët e UCK do të dalin faqebardhë se lufta e tyre ka qenë e drejtë”, tha ai./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...