Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë një paralajmërim rreth Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, program ky që është në kuadër të Lotarisë Amerikane.
Nga Ambasada kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes ndaj mashtrimeve që bëhen nga persona që pretendojnë se mund të ndikojnë në rritjen e shanseve për përzgjedhje nga ky sistem i vizave amerikane.
Nga Ambasada amerikane sqarojnë se përzgjedhja në këtë program bëhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga aplikimet që pranohen dhe s’ka kurrfarë tarife.
“Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset tuaja për t’u përzgjedhur është i pandershëm. Përzgjedhja e DV-së kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe NUK ka tarifë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Protect yourself from scams. Any individuals or services that claim they can increase your chances of being selected are being dishonest. DV selection is performed completely randomly from the eligible entries and there is NO fee. #DV2024 https://t.co/17ev3P9IZT pic.twitter.com/qoY9MPy239
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 14, 2022
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...