Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025, është gjetur dhe është në gjendje të sigurt.
Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar”.
“Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...