Lluka viziton Kosovën B me rastin e ndërrimit të vitit

13:06 | 1 Janar 2019
M. A.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me rastin e ndërrimit të motë moteve ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës në Kosovën B.

Lluka këtë njoftim e ka bërë përmes llogarisë së tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Me rastin e ndërrimit të vitit, sonte isha për vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Kosovën B, ku falënderova stafin që ishin në detyrë për të siguruar energji për vendin. Me zemërgjerësinë e tyre, ju bashkangjita në tryezën e shtruar për festë dhe biseduam për të ardhmen e termocentraleve dhe dëgjova nga afër sfidat që ata kalojnë në punë.

Gëzuar Vitin e Ri 2019! Shëndet dhe lumturi për ju dhe më të dashurit tuaj.

 

https://www.facebook.com/valdrinlluka/posts/277259246294836?__xts__[0]=68.ARAeC8YaAkk5RFEX8E-gpn-Fp-w-qjuazyPtvigaoq3EtHHzTUE2NPVDtEg_ZHwbqcaZ5xcSLsEyBvridmZrmAT7gm48m13ykXWvqLlNpkFIBhuJORu158XGQ7-j6OePA-3iZum92V6OT34Ow0cjShTMG8xFZm18GB7YDNJp3VDvXue1C6HB-HmPKiAJQoxN5JyJO2ZVP7JkDivPepx_hMNNrSAWfdefEL18sYHmcbh8xXmpYgZYPdGU_U8wNOq_6-w8zW-2EwQ7k5AuPfRtzNVgxu5CqtvcKHU92VOduLqMxG2-JdnR_hFDddYlxcHGbgMQfjUP8kpRnUJtLjP-75Y&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale