Ministri në largim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, si dhe kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka thotë se prodhuesit vendor që kanë për qëllim tregun e jashtëm, kontribuojnë në mënyrë direkte përmes investimit, ata kontribuojnë në mënyrë direkte përmes punësimit. Së treti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte përmes eksportit.
Sipas tij, AKR me programin që ka, do të siguroi mbështetje shumë herë më të madhe për prodhuesit vendorë, aq më shumë për ata që targetojnë eksportin.
Ky është postimi i plotë i tij:
Prodhuesit vendor që kanë për qëllim tregun e jashtëm, pra eksportin, janë kontribues të shumëfisht në ekonominë tonë. Së pari, ata kontribuojnë në mënyrë direkte përmes investimit. Së dyti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte prmes punësimit. Së treti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte përmes eksportit. Së katërti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte pëmres zëvendësimit të importit me prodhim vendor. Së pesti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte në mirëqenien e qytetarëve. Dhe së gjashti, ata kontribuojnë në mënyrë direkte në rritjen e buxhetit të shtetit.
Pra, prodhuesit tanë, në një fjalë, janë patriotët më të mëdhenj që kemi. Fatkeqësisht, nuk janë të shumtë.
AKR me programin që ka, do të siguroi mbështetje shumëherë më të madhe për prodhuesit vendorë, aq më shumë për ata që targetojnë eksportin.
Ndër të tjerash, do të siguroi mbështetje në:
Kisha kënaqësinë të vizitoj një ndër prodhuesit më të mëdhenj në Gjakovë në fushën e tekstilit, kompaninë Creative, e cila punon për brende ndërkombëtare. Momentalisht, kjo kompani punëson rreth 90 veta dhe është në zgjerim e sipër./arbresh.info
https://www.facebook.com/valdrinlluka/posts/400843677269725?__xts__[0]=68.ARAdDPf8cTQtspYFziIpre3kUjQ_jMsneWD1d2GuSXieOUCxCsnoS-hy6Ww2ZCdZZPsgV8gg-ItTmoHJIb4fJ220pg2XFjMF_p456qmufmuq5JmSHpGeiuQkdomh85gDF-hFVVsEWQKJrU_fyj2QvKMhCfWyij74O_ss3ZOLvvqSnVbzJDx0M5jPGyYIgsCmK-aT33pXU62BIZO2Bu8NOzxvKl9jRfk3ZvoZc1uu7_F0_kT5sG-7qB9kSJJszqQNoYsSSMOsq2PoNCuITi04-7ibDAutme_mjBxat-qkCNN5lbw-KYGWUr09615VRZzv4Fx_RAXE3pmcQsmn3S-vYc8&__tn__=-R
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...