Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se gjyqtarët duhet të pensionohen më herët në mënyrë që t’i hapet rrugë të rinjve dhe të rritet numri i tyre.
“Duhet t’i pensionojmë më herët gjyqtarët që t’i lëshohet rruga gjyqtarëve të rinjë. E kjo do ta rriste edhe numrin e gjyqtarëve dhe stafit administrative” tha Lluka.
Ai tutje ka shtuar se ka edhe mungesë të vazhdueshme të trajnimeve në stafit gjyqësor dhe Vetingu është i nevojshëm.
“Nuk ka trajnime të vazhdueshme të stafit gjyqësor. Pajtohem se duhet të fillojë Vetingu në institucionet e zhvillimit të ligjit” tha ai.
Tutje shtoi se duhet të krijohet edhe një organ më i lartë mbikëqyrës i cili siguron se nuk ka keqpërdorime.
“Prezantimin e një organi të ri mbikëqyrës në nivele më të larta, në mënyrë që të sigurohemi që nuk ka shkelje të procedurave” deklaroi ai, duke shtuar se kjo siguron llogaridhënie më të madhe.
Në debatin e sotshëm në emisionin Pressing debatohet rreth planeve ekonomike të partive politike. Të pranishëm janë Bedri Hamza nga PDK, Besnik Bislimi nga VV, Erolld Belegu nga AAK-PSD dhe Valdrin Lluka nga AKR-Nisma.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...