Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet për lëndim të rëndë trupor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij, shkruan arbresh.info.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e gruas së tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar gjithashtu se viktima ka marrë tretman mjekësor.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon Policia e Kosovës./Arbresh.info/
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit