Këngëtarja e mirënjohur shqiptare dhe tani edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese me kolegët e saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në ‘selfie-n’ që ka postuar, Edona shihet përkrah kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ish-kryekuvendarit Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu, si dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.
Të gjithë duken të buzëqeshur dhe të afërt në një ambient që reflekton bashkëpunim dhe frymë pozitive.
Në përshkrimin e fotografisë, Llalloshi ka shkruar: “Për artin-kulturën po bëhet mirë e për Kosovën edhe më mirë…”, një mesazh që përçon besimin e saj në drejtimin që ka marrë politika kulturore dhe zhvillimi i përgjithshëm i vendit.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Edona Llalloshi ishte një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku në kandidaturën e saj të parë për deputete arriti të fitojë mbi 40 mijë vota, duke lënë pas shumë figura të konsoliduara brenda Vetëvendosjes. Përkrahja e madhe që mori nga qytetarët dëshmon për besueshmërinë dhe reputacionin që ajo ka ndërtuar ndër vite jo vetëm si artiste, por tashmë edhe si figurë publike me angazhim politik.
Përfshirja e Edonës në jetën parlamentare është parë si një mundësi për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme në fushën e artit, kulturës dhe të rinjve, por edhe si një zë i ri që mund të sjellë freski në politikën kosovare. /Telegrafi/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...