Derisa pritet të nisë seanca e dymbëdhjetë për tentimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), janë parë duke biseduar së bashkëu.

Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, u panë duke biseduar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, një ditë pasi kreu i LDK-së iu përgjigj kërkesës së Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti për koalicion dhe formim të institucioneve.

Abdixhiku në letrën e dërguar Kurtit, i kishte propozuar një qeveri tranzisicionale, apo gjithëpërfshirëse, gjë për të cilën ka pasur reagime nga deputetët të VV-së, por jo edhe nga vetë Kurti./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit