Kandidati për kryetar nga komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është në pritje të një fitoreje bindëse, teksa ka nisur festën me përkrahësit e tij politik në këtë qytet.
“Nga të gjitha vendvotimet që i kemi marrë deri tash prijmë bindshëm, presim rezultate edhe nga 8 vendvotime. Sikur edhe 50% të jemi ne, jemi fitues”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.
“Pres fitoren bindëse të iniciativës për Drenasin Kampion. Kam qenë i detyruar të dal me këtë iniciativë, pas fitores jam aty ku kam qenë gjithmonë. Shumë krenarë dhe më i fuqishëm për subjektin që më ka anashkaluar në këto zgjedhje”, ka thënë ai.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...