Ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rubin është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e i cili njëkohësisht është dëshmitari i parë i mbrojtjes.
Lidhur me këtë, ka reaguar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Ai tha se dëshmitë në Hagë do të zbulojnë të vërtetën përballë propagandës serbo-ruse.
“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.
Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse.
Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut.
Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, shkroi Lladrovci./Arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje