Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin, me ç’rast u diskutua për projektin e rrugës së Çiçavicës që lidh tri komunat dhe me interes të madh për këtë anë.
Lladrovci ka shkruar se “Rruga e Çiçavicës që lidh tri komunat, është e paraparë të shërbejë për automjete, shtigjet për çiklistë dhe shtigjet e këmbësorëve si zonë e perspektivës së turizmit shëndetësor dhe rekreacionit. Traseja e kësaj rruge, disa kilometra tashmë është kryer dhe si projekt ndërkomunal, presim përkrahjen nga niveli qendror për finalizim”.
Me kënaqësi prita në takim, kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin, me ç’rast, diskutuam për arritjet dhe sfidat e pushtetit lokal, në veçanti bashkëpunimin ndërkomunal si vlerë e shtuar e zhvillimit lokal.
Mikun tim, Feritin, e njoftova se Drenasi, Vushtrria bashkë me Skenderajn, e kemi projektin e përbashkët të rrugës me gjerësi 17 metra kurrizit të Çiçavicës, të cilën komuna e Drenasit e ka në Planin Zhvillimor Komunal dhe projekt i paraparë me hartat zonale.
Rruga e Çiçavicës që lidh tri komunat, është e paraparë të shërbejë për automjete, shtigjet për çiklistë dhe shtigjet e këmbësorëve si zonë e perspektivës së turizmit shëndetësor dhe rekreacionit. Traseja e kësaj rruge, disa kilometra tashmë është kryer dhe si projekt ndërkomunal, presim përkrahjen nga niveli qendror për finalizim.
Ne si Komunë, i kemi dhënë përkrahje projektit për energjinë e ripërtëritshme në këtë zonë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim për realizimin e projektit investues Cicavica Wind Farm.
Me kryetarin Idrizi u dakorduam për prioretizimin e këtij projekti pranë institucioneve qendrore. Komuna e Drenasit, Skenderajt dhe Vushtrrisë, me këtë investim ndërkomunal, do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunave tona dhe krejt qytetarëve që do t’i shijojnë vlerat e saj. Angazhimin për këtë projekt do ta kemi maksimal për finalizimin e tij sa më të shpejtë.
Çiçavica do të bëhet destinacion për dashamirët e natyrës!/reporteri/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci